Mirë se vini në shërbimin online Aplikacioni për dorëzimin e Kuponëve Fiskal


Të nderuar qytetarë,

Përmes këtij ueb-aplikacioni ju obligoheni të plotësoni të dhënat tuaja për të mundësuar fizikisht dorëzimin e plikove me Kuponët Fiskal të grumbulluar. Vetëm pasi të keni deklaruar të dhënat tuaja përmes këtij ueb-aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në të gjitha zyrat Postare të Republikës së Kosovës.

Informatat e përgjithshme lidhur me procedurat e dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, mund t’i gjeni në Shpjegimin Publik nr. 02/2015, klikoni këtu Informata të përgjithshme

Ndërsa hapat që duhet të ndiqni për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, referojuni Udhëzuesit në linkun Udhëzuesi

KUJDES! Ju lutemi që të vendosni të dhëna të sakta në aplikacion. Të dhënat duhet të jenë të njëjta me ato të vendosura brenda në pliko. Të dhënat të cilat i shënoni gjatë aplikimit si: emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës duhet të jenë të njëjta 100% me informatat e llogarisë tuaj bankare(emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare), në të kundërtën Administrata Tatimore e Kosovës nuk mbanë përgjegjësi për mos rimbursim të mjeteve në llogarinë tuaj. Gjithashtu nuk do të ju rimbursohen mjetet nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur ose jo funksionale.

Dërgo kërkesen për rimbursim »


Duke procesuar. Ju lutem prisni...